Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Shtrëngohet dara rreth Veliajt/ Pse u pyet çifti Abdule Nito

Lapsi.al 9 January 2025
Shtrëngohet dara rreth Veliajt/ Pse u pyet çifti Abdule Nito

Në ditët e fundit të vitit që u mbyll dhe në ato të para të këtij të riut duket sikur SPAK i ka shpeshtuar me një intensitet jo të zakontë hetimet ndaj Erion Veliajt. Të mërkurën, në zyrat e prokurorisë speciale parakaloi Marisa Nito, e njohur si shoqja e ngushtë e Ajola Xoxës, e cila përpos miqësisë kishte dhe marëdhënie transfertash të dyshimta bankare me gruan e kryebashkiakut. Pa kaluar as 24 orë përpara prokurorëve u thirr bashkëjetuesi i Nitos, personazhi kontrovers me shtetësi belge, Elman Abule.

“Me pikë dhe prejse” të gjithë detajet që parathonë rënien e Lalit

Duke ditur se marëdhëniet mes dy çifteve kanë qene shumë të afërta gjithçka të bën të besosh se darra ndaj Veliajt po shtrëngohet me shpejtësi. Këtë e dëshmoi edhe mbajtja për 5 orë në SPAK e kryebashkiakut 26 dhjetorin e shkuar. Pasi doli prej aty edhe me gjuhën e trupit edhe me fjalorin që përdori më pas, Veliaj demostroi se gjërat patën shkuar keq. Përmes një deklarate me gojën e ndihmësve të tij ligjorë, ai pohoi se se hetimi ka qenë “keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin”. Se ndaj tij dhe familjarëve të vet është përdorur një “qasje kërcënuese dhe dhunë e stilit sigurims”, me qëllimin e përcaktuar për të krijuar hapësirë për interpretime keqdashëse dhe denigruese ndaj figurës së kryetarit të bashkisë”.

Pra, duket se jemi shumë larg etiketimeve të prokurorëve si kolegë para zyrave të të cilëve duheshin mbjellur pemë. Pistat të cilat SPAK i bëri publike tregojnë se kryebashkiaku ndodhet nën hetim për vepra tejet të rënda si korrupsion pasiv, korrupsion aktiv, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë.

Dhe më shumë se me këdo tjetër këto akuza lidhen me çiftin Abule- Nito, që parakaloi të mërkurën dhe këtë të enjte në dyert e SPAK.

Në kuadër të këtij hetimi ka rezultuar se “ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kane interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë. Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, kanë rezultuar fakte mbi lidhje të ngushta mes këtyre individëve dhe aktiviteteve të lidhura me qeverisjen lokale, të cilat dyshohet të jenë materializuar në përfitimin e pasurive ose përfitimeve financiare në mënyrë të paligjshme”.

E premtja e zezë e kontrollit/ Orët e fundit të Erion Veliajt

Pikërisht këtu po zhvillohet një nga pistat e hetimit, duke u fokusuar tek lidhja e personazhit kontrovers, të dënuar më parë në Belgjikë, Abule dhe bashkëjetueses së tij Marisa Nito, shoqe e ngushte me Ajola Xoxën. Elman Abule emri, i të cilit është përfolur në shtyp si bashkëudhëtar arratisjesh turistike me Veliajn, prej të cilit ka marrë edhe leje ndërtimi, ka hedhur para edhe në llogaritë e Ajolës. “Flitet për një pagesë të paktën 180 mijë euro”,  i tha një burim Lapsi.al, duke shtuar se pretendohet se ajo është bërë si shërbim konsulence nga Zyra Juridike e Ajola Xoxës, por dyshimet e hetuesve janë se pagesa është bërë në llogari private dhe jo siç e do ligji, në llogarinë e saj të biznesit. Pra hamendësohet se ky mund të jetë një rryshfet për privilegjet që Elman Abule ka marrë nga bashkëshorti i Ajolës.

2024/ Si e serviri Rama kokën e Veliajt në pjatën e SPAK Pikërisht për episode të tilla, udhëtime të përbashkëta dhe transaksione financiare janë përgjigjur këto dy ditë para prokurorëve Nito dhe Abdule. "Ndonëse duket sikur ka intensifikim të hetimit procesi mund të zgjasë se duhen sqaruar udhëtime dhe transaksione të shumta", tha burimi i Lapsi.al. Por pavarësisht nga ky shtrëngim dare duket sikur hetimet për Veliajn po përqëndrohen vetëm ́në pistën e "kumbllave dhe dardhave" që ai mund të ketë ngrënë pas shpinës së shefit dhe të organizatës duke bashkëpunuar me çiftin Nito Abule. Tani për tani, nuk ka asnjë përparim në pistën e inceneratorëve dhe firmat e Veliajt në një çështje ku implikohet drejtëpërdrejt Edi Rama dje as për rolin e tij në kompaninë 5D, e cila ka përçudnuar rezultatet elektorale të Tiranës. Veprimet e SPAK me Veliajn, shpërthejnë konfliktin e vjetër me Ballukun në PS Duket sikur ka një tendencë pëfmr ta penalizuar Veliajn si një keqbërës të vogël dhe jo si ingranazh të një mekanizmi korruptiv. Dhe ndoshta pikërisht për këtë mnështetësit e kryebashkiakut po flasin për thika pas shpine që i vijnë nga brenda familjes së  vet politike. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI