Flash

Keanu Reeves flet për incidnetin gjatë xhirimeve të Good Fortune

Lapsi.al 23 July 2024
Keanu Reeves flet për incidnetin gjatë xhirimeve të Good Fortune

Keanu Reeves ka treguar se si u plagos gjatë xhirimeve të Good Fortune.

Të hënën, Reeves bëri një paraqitje magjepsëse në The Late Show me Stephen Colbert, ku rrëfeu me humor historinë se si theu kapakun e gjurit. Aktori 59-vjeçar, i njohur për rolet e tij të aksionit si Neo në The Matrix dhe John Wick, u pyet nga Stephen Colbert, për incidentin.

"Çfarë ka ndodhur?" - pyeti Stephen. "Pata një aksident",u përgjigj Keanu. "A po hidheshit nga ndërtesa në ndërtesë?  Çfarë po bënit?"  u shpreh Stephen. "Jo, Stephen, po hyja në dhomën e zhveshjes. Do ta tregoj shpejt," shpjegoi Keanu.

Reeves  tregoi se ai ishte duke filmuar një skenë për komedinë e ardhshme Good Fortune dhe po qëndronte në një vaskë me ujë të ftohtë. Pasi mbaroi, ai shkoi në një dhomë që të thahej dhe për fat të keq, këmba e tij u kap në qesen mbrojtëse të tapetit dhe u rrëzua.

Duke u ngritur për të demonstruar, Keanu eci përpara tavolinës së Stefanit dhe tregoi se si ra, duke shpjeguar se si gjuri i tij u lëshua.  "Komedia është e vështirë, o njeri," tha aktori.

"Ky nuk ishte një film aksion me Azizin dhe Rogen," vuri në dukje Stephen. "Jo, ishte komedi," konfirmoi Keanu. “Mirë se erdhe në jetën time”, tha Stephen me shaka.

Të këshilluara

Nicole Kidman kujton martesën me Tom Cruise

Nicole Kidman ka kujtuar së fundmi martesën me ish-bashkëshortin e saj Tom Cruise në një intervistë të re. Aktorja  foli për Los Angeles Times për 25-vjetori...

17:31

Blake Lively reagon pas zërave për divorc

Blake Lively iu përgjigj  së fundmi një komenti në lidhje me raportin e  saj me Ryan Reynolds. Pasi Lively ndau një Instagram të hënën për të mbështetur film...

15:43

Syzet e John Lennon dalin në ankand

Një palë syze të rrumbullakëta me ngjyrë blu, dhënë nga John Lennon një burri që po vizitonte Abbey Road Studios, do të dalin në shitje. Syzet e stilit John Len...

19:42

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI