Flash

Kate Middleton flet për gjendjen e saj shëndetësore

Lapsi.al 22 July 2024
Kate Middleton flet për gjendjen e saj shëndetësore

Kate Middleton ka folur së fundmi për trajtimin e saj të kancerit.

Princesha e Uellsit aktualisht po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese dhe zbuloi se do të trajtohet edhe për disa muaj të tjerë.

“Jam mahnitur nga të gjitha mesazhet e mira të mbështetjes dhe inkurajimit. Me të vërtetë kanë bërë ndryshim të madh për William-in dhe mua dhe na kanë ndihmuar të dyve në disa nga periudhat më të vështira. Unë jam duke përparuar mirë, por siç e di kushdo që kalon nëpër kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija,” -tha Kate.

Ajo vijoi: “Ka ditë të këqija, kur ndihem e dobët, e lodhur dhe duhet t’i dorëzohem trupit duke pushuar. Por në ditët e mira, kur ndihem më e fortë, dua të shfrytëzoj sa më shumë që të ndihem mirë. Trajtimi im është i vazhdueshëm dhe do të jetë edhe për disa muaj të tjerë. Në ditët që ndihem mjaft mirë, është kënaqësi të angazhohem me jetën shkollore, të merrem me gjërat që më japin energji dhe pozitivitet, si dhe të filloj të bëj pak punë nga shtëpia.

Unë po mësoj se si të jem e durueshme, veçanërisht me pasigurinë. Duke e marrë çdo ditë siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke i lejuar vetes të marr kohë të nevojshme për t’u shëruar. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj të vazhdueshëm dhe të gjithëve ju që keni ndarë me kaq guxim historitë tuaja me mua

Të këshilluara

Noizy: Librat më duken "boring", nuk i lexoj

Reperi i njohur Noizy, i ftuar në podkastin “Zë me Mirën”, ndryshe nga herët e tjera ka folur rreth jetës së tij private. Përveç hiteve të tij dhe për rrugën...

11:40

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI