Flash

Publikohet fotoja e fundit të Shanenn Doherty

Lapsi.al 16 July 2024
Publikohet fotoja e fundit të Shanenn Doherty

Shannen Doherty u pa duke shëtitur me miqtë vetëm disa javë para vdekjes së saj.

Aktorja e “90210” dhe “Charmed” u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare pasi u diagnostikua me kancer gjiri nëntë vjet më parë.

Në fotot e publikuara së fundmi, aktorja shihet duke shëtitur me dy miq pas darkimit në restorantin e njohur Kristy në qytetin e Kalifornisë.

Kjo ndodhi disa javë përpara se vdekja e saj të njoftohej nga zëdhënësja Leslie Sloane, në një deklaratë për People.

Doherty u diagnostikua me kancer të gjirit në fazën e katërt në vitin 2020 dhe së fundmi zbuloi se ai ishte përhapur në tru si dhe në kocka.

Shannen u bë e njohur për rolin e saj si Brenda Walsh në “Beverly Hills, 90210”, që u shfaq premierë në vitin 1990. Ajo u largua nga shfaqja pas sezonit të katërt, pikërisht në vitin 1994. Pas famës në “Beverly Hills”, aktorja interpretoi në serialin “Charmed” si Prue Halliwell, motra më e madhe.

 

Të këshilluara

Eddie Murphy i jep fund beqarisë me modelen

Eddie Murphy dhe Paige Butcher janë martuar zyrtarisht. Aktori dhe modelja u martuan gjashtë vite pas fejesës së tyre. Ata kanë gjithashtu një vajzë 8-vjeçar...

20:02

Ndahet nga jeta aktorja Shannen Doherty

Aktorja amerikane Shannen Doherty është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin. "Me hidhërim në zemër konfirmoj vdekjen e aktores Shannen Doherty...

15:31

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI