Flash

Rebel Wilson paditet për shpifje nga producentët

Lapsi.al 15 July 2024
Rebel Wilson paditet për shpifje nga producentët

Rebel Wilson është paditur për shpifje nga producentët e "The Deb" pasi ajo pretendoi se ata përvetësuan fondet nga filmi dhe kishin "sjellje të papërshtatshme" në xhirime.

Në dokumentet e gjykatës të siguruara nga Page Six e Premte, Amanda Ghost, Gregor Cameron dhe Vince Holden thanë se po ndërmerrnin veprime ligjore kundër aktores së "Pitch Perfect" për ta mbajtur atë "përgjegjëse për përpjekjet e saj për përhapur gënjeshtra a pa marrë parasysh dëmin e pariparueshëm që do të shkaktonin fjalët e saj të pamatura”.

Në përgjithësi, paditësit e përshkruajnë Wilson si dikë që është kundër sjelljeve abuzive brenda industrisë së filmit", por në realitet është "një ngacmuese që do të shpërfillë interesat e të tjerëve për të promovuar të vetat".

Ata e mbështetën rastin e tyre duke argumentuar se Wilson, bëri akuza të rreme kundër një aktori tjetër në kujtimet e saj, "Rebel Rising".

Për më tepër, ata akuzuan komedianen se i dha një artiste të re - Hannah Reilly - një bursë për të zhvilluar skenarin për "The Deb" dhe u mërzit kur asaj nuk iu dha merita e plotë për skenarin.

“Qëllimi i Rebel ishte të merrte merita për punën që ajo nuk e bëri dhe të ulte poshtë artistët e rinj, të ardhshëm, të cilët me të vërtetë e meritonin meritën”, thuhet në padi.

“Kur Rebel nuk arriti qëllimin e saj, ajo shpiku një histori  rreth zonjës Ghost duke ngacmuar seksualisht një aktor kryesor në 'The Deb' … [dhe pretendoi] se zonja Ghost dhe z. Cameron po përvetësonin nga buxheti i filmit.”

"Këto deklarata janë të rreme dhe Rebel e dinte se ishin të rreme në kohën kur i bëri ato," argumentuan më tej producentët.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Shannen Doherty

Aktorja amerikane Shannen Doherty është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin. "Me hidhërim në zemër konfirmoj vdekjen e aktores Shannen Doherty...

15:31

Arrestohet Wiz Khalifa

Wiz Khalifa do të përballet me akuza për posedim të paligjshëm të drogës pasi përdori marihuanë gjatë performancës në Beach Please mbrëmjen e së shtunës. “Pr...

14:14

Del albumi i Eminem "Vdekja e Slim Shady"

Eminem publikon albumin e tij të ri dhe të shumëpritur "The Death of Slim Shady (Coup de Grâce)", i cili shënon lamtumirën përfundimtare të alter egos ikonike, ...

18:56

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI