Flash

“Dasma e vitit” kushtoi 300 milionë euro, martohet djali i njeriut më të pasur të Indisë

Lapsi.al 13 July 2024
“Dasma e vitit” kushtoi 300 milionë euro, martohet djali i

E konsideruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare si “Dasma e vitit”, çifti Anant Ambani dhe Radhika Merchant janë kurorëzuar këtë fundjavë. Dasma e djalit më të vogël të Mukesh Ambanit, një prej njerëzve më të pasur në botë do të zgjasë tre ditë, duke filluar nga 12 dhe duke përfunduar më 14 korrik. Ceremonia raportohet se ka kushtuar rreth 300 milionë euro, në të cilat megjithatë nuk përfshihet mikpritja e të famshmëve të shumtë që morën pjesë dhe dhuratat që çifti do t’u bëjë. Personalitete globale, manjatë dhe politikanë kanë zbarkuar në kryeqytetin financiar të Indisë.

Festimet madhështore të dasmës filluan me një ceremoni tradicionale hindu të premten, e ndjekur nga një pritje madhështore që do të zgjasë gjatë gjithë fundjavës. Lista e të ftuarve përfshin ish-kryeministrat britanikë Tony Blair dhe Boris Johnson, CEO i Saudi Aramco Amin Nasser, Adele, Lana Del Rey, Drake dhe David Beckham, sipas mediave lokale.

Në mars, ata organizuan një festë tre-ditore me 1200 të ftuar, duke përfshirë ish-liderë botërorë, manjatë të teknologjisë dhe paraqitje nga Rihanna dhe Akon. Në këtë event morën pjesë edhe miliarderët e teknologjisë Mark Zuckerberg dhe Bill Gates.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI