Flash

Biden pritet ta takojë Netanyahun në fund të korrikut

Lapsi.al 3 July 2024
Biden pritet ta takojë Netanyahun në fund të korrikut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohen në Uashington në fund të korrikut, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Në atë kohë, përkatësisht më 24 korrik, Netanyahu pritet t’i drejtohet Kongresit të SHBA-së në lidhje me luftën e ushtrisë së tij në Gazë.

Pavarësisht luftës, SHBA-ja ka vazhduar mbështetjen për Izraelin, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në sigurimin e armëve, por Biden ka shprehur disa herë shqetësime për sjelljen e Izraelit.

Në një rast, ai e ka cilësuar atë si “ekstreme”. Gjatë një bisede telefonike me Netanyahun në prill, Biden i ka kërkuar atij që të ndërmarrë më shumë hapa për t’i mbrojtur civilët në Gazë, duke thënë se politika e SHBA-së mund të ndryshojë.

Lufta në Gazë ka shpërthyer në tetor të vitit të kaluar, kur Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - ka sulmuar i pari Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, Izraeli është duke kryer sulme masive në Gazë - enklavën që kontrollon Hamasi. Autoritetet shëndetësore në Gazë thonë se afro 38.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta./ REL

Të këshilluara

Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike është paraqitur para disa minutash në Prokurorinë e Posaçme. Ai hyri brenda në ambientet e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa ende...

11:49

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI