Flash

U vetëvra para SPAK, i biri i Trashajt: Përmbaruesi më bllokoi dhe mua pagën

Lapsi.al 3 July 2024
U vetëvra para SPAK, i biri i Trashajt: Përmbaruesi më bllokoi

Gledisi, djali i 63-vjeçarit Pal Trashaj i cili u vetëvra duke pirë fostoksinë para SPAK, në një prononcim për mediat ditën e sotme është shprehur se i ati kishte shkuar në SPAK për të kërkuar drejtësi pasi i ishte marrë pasuria nga përmbaruesit që punojnë për kompanitë e mikrokredive. Pak minuta pasi kishte pirë helmin, Pal Trashaj kishte telefonuar të shoqen.

“Kam marrë fotoksinë se nuk po gjej drejtësi” i ka thënë asaj, tregon Gledisi.

“Jemi të shokuar emocionalisht. Humbja e prindit është e madhe”

Ndër të tjera Gledisi theksoi se do të vazhdojë të ndjek çështjen këtu në Shqipëri, në vendin ku jeton, madje edhe deri në Strasburg. Ai tregoi se disa vite më parë një shoqëri përmbaruese i kishte bllokuar dhe pagën e tij.

"Mua në 2014 më bllokuan dhe pagën, minimunim jetik. Punoja por nuk merrja pagë. Tek ajo banesë jetojmë, nuk është e sekuestruar e kam parë në hipotekë. Ai po kërkonte drejtësi. Do marrim një avokat do e ndjekim çështjen." tha Gledisi. Në mesditën e 2 korrikut, 63-vjeçari piu fotoksinë para SPAK dhe u dërgua me ambulancë me urgjencë në QSUT ku dhe u nda nga jeta.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.8 lekë dhe do të shitet me 100.6 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92.8 lekë dhe do shitet ...

08:35

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI