Flash

Kadare ndërroi jetë në QSUT/ Associated Press: U dërgua në urgjencë pasi pësoi arrest kardiak

Lapsi.al 1 July 2024
Kadare ndërroi jetë në QSUT/ Associated Press: U dërgua

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia Botuese Onufri.

“Sot, më datë 1 korrik, 2024, në orën 08:50, ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Për ceremoninë e përcjelljes do t’ju njoftojmë në një çast të dytë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Associated Press” ka mësuar përmes burimeve, se shkrimtari u dërgua në dhomën e urgjencës pasi pësoi një arrest kardiak.

“Redaktori i Shtëpisë Botuese Onufri Bujar Hudhri tha se autori i njohur vdiq të hënën në mëngjes. Një infermiere në spital, e cila foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte e autorizuar të fliste me shtypin, tha se ai u dërgua në dhomën e urgjencës pasi pësoi një arrest kardiak”, raporton Associated Press. Ndërkohë trupi i kolosit të letrave shqipe ndodhet ende në spital, ndërkohë që po bëhen procedurat e nevojshme. Pritet të mbahet një ceremoni zyrtare dhe shtetërore për homazhet për shkrimtarin e madh.

Të këshilluara

Vetëmbytet 47-vjeçari në liqenin e Belshit

Një 47-vjeçar dyshohet se është vetëmbytur në në liqenin e fshatit Shtith. Ngjarja ndodhi më datë 30.06.2024, rreth orës 11:30, në liqenin e fshatit Shtith, ...

10:06

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI