Flash

Skandali tek Onkologjiku/ Rama sulmon mediat: Historia e kobaltit, e fabrikuar dhe kriminale

Lapsi.al 1 July 2024
Skandali tek Onkologjiku/ Rama sulmon mediat: Historia e kobaltit, e fabrikuar

Kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me shefat e shërbimeve në QSUT, ka deklaruar se lajmet për pajisjen e kobaltit në këtë spital janë të fabrikuara nga mediat duke e cilësuar atë si kriminale. Ndërkohë që theksoi se zemërimi i njerëzve për këtë skandal të QSUT, është i mirëkuptueshëm.

“Kur mjekët shkonin në luftë me shpata, ndërkohë që bota kishte shpikur raketat, nuk është mision i pamundur. Po të mos ishin heronjtë në kohën e pandemisë, disa prej të cilëve ishin kolegë tuajt, që vdiqën dhe në krye të detyrës, numri i shqiptarëve që humbën jetën ishte i vogël në krahasim me vendet e tjera.

Mjaftoi ekspozimi i një Tixheje, ajo infermierja që iu kërkonte lekë të afërmeve në Sanatorium, që i kishte kthyer ata njerëz që luftonin në shtratet e vdekjeve, u ndez revoltë ndaj një komuniteti mjekësh në atë kohë. Një “Tixhe” rrëzoi përtokë gjithë sakrificat, deri dhe sublime. Nuk shkonin më as në shtëpi, duke qenë nëna të veshura me bluzën e mjekes dhe infermieres, por rrinin të mbuluar me ato kostumet speciale për t’i bërë hyzmet pacientëve që ishin në shtratin mes jetës dhe vdekjes. S’ka se si të jetë ndryshe në fakt dhe s’ka as s’i të shpëtojnë autoritetet shtetërorë nga sulmet.

E mirëkuptueshme në dhimbjen e vetë dhe klithma për pushkatim që shfaqet tek tuk që e keni vënë re dhe ju në rrjetet sociale, pavarësisht se nuk jetojmë më në kohën e pushkatimeve. I gëzohem këtyre rasteve për atë lojën me nervat e njerëzve, duke fabrikuar dhe për atë historinë e kobaltit. Ajo është kriminale, krim më vete. Të mbështetur si përditë nga pompat e kanaleve të ujërave të zeza mediatike. Këto janë problematika të ditura”, tha Rama.

Të këshilluara

Vetëmbytet 47-vjeçari në liqenin e Belshit

Një 47-vjeçar dyshohet se është vetëmbytur në në liqenin e fshatit Shtith. Ngjarja ndodhi më datë 30.06.2024, rreth orës 11:30, në liqenin e fshatit Shtith, ...

10:06

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI