Flash

U prezantua si doganier i Kosovës, arrestohet një shtetas serb në Zveçan

Lapsi.al 25 June 2024
U prezantua si doganier i Kosovës, arrestohet një shtetas serb në

Një shtetas serb është arrestuar pasi kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës. Ai refuzoi t’i jap dokumentet personale identifikuese dhe t’i bëhej testi i alkoolit.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:20, në Zveçan. Më tej bëhet e ditur se lidhur me rastin me vendim të prokurorit është dërguar në burg,

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb për shkak se kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ua jap dokumentet personale, kartelën identifikuese dhe t'i bëhej alkotesti pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të këshilluara

Apeli i GJKKO vendos sot për Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit shpall sot vendimin për Fredi Belerin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, njëherësh i votuar si deputetet i Greqisë në Parlamentin e...

09:09

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI