Flash

Tatimi për profesionet e lira, Gjykata Kushtetuese jep sot vendimin

Lapsi.al 25 June 2024
Tatimi për profesionet e lira, Gjykata Kushtetuese jep sot vendimin

Gjykata Kushtetuese do të vendos sot në lidhje me kërkesat e bëra pranë saj për shfuqizimin e ligjit për tatimin e profesioneve të lira.

Partia Demokratike, ekspertët e licencuar, kontabilistët dhe avokatët, kërkojnë shfuqizim e pjesshëm të ligjit me argumentin se është diskriminues, rëndon shtresën e mesme dhe nuk është në përputhje me Kushtetutën. Sipas ankuesve tatimi i profesionistëve ka mbyllur qindra biznese, cenon sigurinë e bizneseve dhe do të shtrenjtojë shërbimet që ofrojnë.

Në parashtrimin e argumenteve më 18 qershor, palët paditëse kanë sqaruar se nuk mund të krahasohen profesionistët e lirë me bizneset tregtare pasi nuk e kanë të garantuar fitimin. Janë 25 mijë profesionistë sipas tatimeve që preken nga ligji i ri hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti dhe nga tatimi me fasha 15% kush ka fitim deri 14 milionë lekë dhe 23% kush fiton mbi këtë shumë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI