Flash

Ekzekutoi 16-vjeçarin, Prokuroria e Lezhës kërkon burg të përjetshëm për Kristjan Canaj

Lapsi.al 25 June 2024
Ekzekutoi 16-vjeçarin, Prokuroria e Lezhës kërkon burg të

Kristjan Cenaj i vënë nën akuze për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Kurbin, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. Kjo masë dënimi është kërkuar nga Prokuroria e Lezhës.

Sipas organit të akuzës është arritur të provohet se 31-vjeçari Cenaj është autori i ngjarjes, duke konsumuar veprën penale të "Vjedhjes me pasoje vdekjen”, ndërsa vetë i akuzuari ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me krimin makaber i cili ka ndodhur me qëllim grabitjen e adoleshentit, pasi ai mbante me vete nje ore ROLEX.

Tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco e cila do të vendose, për fatin e 31-vjeçarit Kristjan Cenaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit tetor të vitit 2022, kur u arrestua nga policia me kërkesë të prokurorisë.

Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh 4 muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin dhe 7 vite nga zhdukja e tij.

Autori i dyshuar i ngjarjes Kristjan Cenaj ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht të vitit 2022 dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh. Ndërkohë nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoj se 16-vjeçari Maringlen Gjonaj është goditur me sende të forta në kokë, çka i shkaktoi vdekjen dhe pastaj është groposur në vendin ku ka ndodhur krimi i rëndë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI