Flash

Si qëndron e vërteta pas videos virale të Timberlake?

Lapsi.al 25 June 2024
Si qëndron e vërteta pas videos virale të Timberlake?

Justin Timberlake ishte esëll kur u filmua duke performuar në Las Vegas me sy të skuqur, disa javë para arrestimit të tij pas drejtimit të makinës në gjendje të dehur.

Pavarësisht se fansat supozuan se këngëtari i “Mirrors” ishte nën ndikimin e alkoolit gjatë turneut të tij “Forget Tomorrow World Tour” në T-Mobile Arena muajin e kaluar, burimet për TMZ thanë se ai ishte esëll. Sipas burimit, pamja e tillë e Timberlake u analizua shumë në rrjete sociale. Burimi shpjegoi se ish-anëtari i “NYSNC”, 43 vjeç, duhet të qëndrojë esëll gjatë performancave sepse rrezikon shumë.

Arrestimi i Justin vjen pasi ai festoi Ditën e Babait të dielën. Babai i dy fëmijëve hyri në Instagram për të ofruar një paraqitje të shkurtër të jetës së tij private me gruan e tij Jessica Biel dhe djemtë e tyre Silas, 9, dhe Phineas, 3.

“2 dhuratat e mia më të mëdha. Mësoj më shumë për veten çdo ditë vetëm sepse ju të dy më zgjodhët mua për të qenë babi juaj”, ka shkruar ai  në një foto me dy djemtë e tij, Silas, 9 vjeç dhe Phineas, 3.

“Unë do të jem gjithmonë pranë jush për t’ju ngritur dhe për t’ju treguar se sa lart mund të arrini në këtë jetë dhe për t’ju ngritur kur të bini. Ju dua shumë të dyve. Faleminderit që më dhatë qëllimin tim më të madh.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Detaje nga vazhdimi i "Freaky Friday"

Për herë të parë në më shumë se një dekadë, audienca do të jetë në gjendje të shikojë Lindsay Lohan të marrë një rol kryesor në një film. Aktorja po luan në vaz...

19:17

Eddie Murphy konfirmon vazhdimin e Shrek

Eddie Murphy konfirmoi se ai tashmë ka filluar punën për filmin e pestë të ardhshëm  ‘Shrek 5’. "Ne filluam të bëjmë ['Shrek 5'] muaj më parë," tha aktori, 6...

19:58

Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të

Elon Musk është bërë baba për herë të 12-të dhe lajmin e ka publikuar “Bloomberg”. Biznesmeni miliarder është bërë prind për herë të tretë me partneren Shivon Z...

17:01

Taylor Swift rikujton debatin me West

Taylor Swift shpërtheu në lot ndërsa kujtoi grindjen me Kanye West, e cila ishte "një nga periudhat e saj më të errëta". Përplasja e këngëtares fituese të Gr...

16:44

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI