Flash

Taylor Swift rikujton debatin me West

Lapsi.al 24 June 2024
Taylor Swift rikujton debatin me West

Taylor Swift shpërtheu në lot ndërsa kujtoi grindjen me Kanye West, e cila ishte "një nga periudhat e saj më të errëta".

Përplasja e këngëtares fituese të Grammy me ish-menaxherin e Justin Bieber Scooter Braun është fokusi i një dokumentari të ri, Taylor Swift Vs Scooter Braun: Bad Blood on Discovery+. Rivaliteti i tyre u forcua kur në vitin 2019, ekzekutivi i muzikës, i cili ka punuar me artistë si Justin Bieber dhe Ariana Grande, bleu këngët e Taylor nga ish-labeli i saj diskografik, Big Machine Records.

Përpara se Scooter të blinte këngët, gjë që e ka shtyrë Taylor-in të ri-incizojë albumet e saj në përpjekje për të fituar kontrollin mbi muzikën e saj, dyshja u përfshinë në një debat të diskutueshëm që përfshin Kanye West, në vitin 2016, kur Scooter përfaqësonte reperin. Kanye publikoi këngën e tij Famous, e cila përmbante një tekst të qartë rreth krijueses së hitit Shake It Off.

Në dokumentarë, një skenë fokusohet veçanërisht në reagimin e këngëtares ndaj grindjes së saj publike me Kanye dhe Kim - si dhe Scooter - dhe pranoi se ishte dërrmuese.

Gazetarja Brittany Spanos, e cila është paraqitur në  dokumentar, zbuloi se dokumentari i Taylor-it Miss Americana tregon momentin kur ajo kuptoi se çfarë i ka shkaktuar reputacionit të saj debati me Kanye. “Thjesht jam e  lodhur nga… thjesht… ndjehem sikur është më shumë se muzika tani në këtë pikë,” dëgjohet Taylor duke qarë në klip.

"Kjo ishte një periudhë nga më të errëtat në jetën e saj. E gjithë karriera e saj ishte në rrezik aty ku ajo ndjente se mund të humbiste gjithçka,” shpjegoi Brittany në Taylor Swift Vs Scooter Braun: Bad Blood.

 

Të këshilluara

Projekti i ri i Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence do të luajë dhe prodhojë një film  të frymëzuar nga Real Housewives të quajtur The Wives, sipas  E! News. Dhe ndërsa detajet për filmin, i ...

15:13

Dea Mishel tregon për ndërhyrjen e papritur

Deamishel Hoxha është rikthyer në ekran pas një shkëputjeje të gjatë televizive. Në paraqitjen e saj në “Top Arena”, ish-banorja e “BBVA 2” tregoi se ka kryer n...

13:27

Veprimi i Sean Combs pas akuzave për abuzim

Sean Diddy Combs ka fshirë postimet në Instagramin e tij – duke përfshirë faljen e tij në maj për Cassie Venturën, të cilën ai e publikoi pasi u shfaqën pamjet ...

12:22

Tayna dhe Rinor Hykolli bëjnë paqe

Tayna dhe ish-menaxheri i saj, Rinor Hykolli kanë vendosur të lënë pas konfliktet. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Rinori, përmes një postimi në Instagram....

22:40

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI