Flash

Charli XCX reagon ndaj thirrjeve të fansave kundër Taylor Swift

Lapsi.al 25 June 2024
Charli XCX reagon ndaj thirrjeve të fansave kundër Taylor Swift

Artistja Charli XCX u ka kërkuar fansave të ndalojnë së kënduari “Taylor Swift ka vdekur” në koncertet e saj.

Me një postim në Instagram, këngëtarja tha se nuk do ta tolerojë më, shkruan BBC.

“A mund të ndalojnë njerëzit që e bëjnë këtë”, shkroi Charli në Instagram. “Online ose në shfaqjet e mia”.

“Është e kundërta e asaj që dua dhe më shqetëson që dikush do të mendojë se ka vend për këtë në këtë komunitet”, tha ajo.

Ka pasur spekulime, që rrjedhin nga të dyja lidhjet me anëtarët e grupit “The 1975”, se një nga këngët e Charlit, “Sympathy is a Knife”, përfshin një referencë për Taylor.

Charli është fejuar me bateristin George Daniel dhe Taylor thuhet se ka patur romancë dashurie  me Matty Healy.

Në këngë, artistja , i referohet një vajze që përshkon pasiguritë e saj duke thënë: “Nuk dua ta shoh në prapaskenë në shfaqjen e të dashurit tim”.

Një nga temat e albumit “Brat” janë marrëdhëniet mes grave në industrinë e muzikës dhe Charli ka folur në intervista sesi këngëtarët mund të vihen përballë njëri-tjetrit.

Të këshilluara

Eddie Murphy konfirmon vazhdimin e Shrek

Eddie Murphy konfirmoi se ai tashmë ka filluar punën për filmin e pestë të ardhshëm  ‘Shrek 5’. "Ne filluam të bëjmë ['Shrek 5'] muaj më parë," tha aktori, 6...

19:58

Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të

Elon Musk është bërë baba për herë të 12-të dhe lajmin e ka publikuar “Bloomberg”. Biznesmeni miliarder është bërë prind për herë të tretë me partneren Shivon Z...

17:01

Taylor Swift rikujton debatin me West

Taylor Swift shpërtheu në lot ndërsa kujtoi grindjen me Kanye West, e cila ishte "një nga periudhat e saj më të errëta". Përplasja e këngëtares fituese të Gr...

16:44

Projekti i ri i Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence do të luajë dhe prodhojë një film  të frymëzuar nga Real Housewives të quajtur The Wives, sipas  E! News. Dhe ndërsa detajet për filmin, i ...

15:13

Dea Mishel tregon për ndërhyrjen e papritur

Deamishel Hoxha është rikthyer në ekran pas një shkëputjeje të gjatë televizive. Në paraqitjen e saj në “Top Arena”, ish-banorja e “BBVA 2” tregoi se ka kryer n...

13:27

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI