Tre persona janë vënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
Policia ka arrestuar një 37-vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj-ish të dashurës së tij, në pranga ka rënë edhe një 38-vjeçar, pasi i është caktuar masa “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.
Po ashtu, është arrestuar edhe një 60- vjeçar pasi ka qenë i dehur në timon dhe është përplasur me një automjet tjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë.