Flash

'Black out-i' më i madh në rajonin e Ballkanit, Komisioni Evropian: Do bejmë hetim të detajuar për ngjarjen

Lapsi.al 22 June 2024
'Black out-i' më i madh në rajonin e Ballkanit, Komisioni

Komisioni Evropian ka reaguar për situatën e ndodhur ditën e djeshme në disa vende të rajonit të Ballkanit që mbetën pa energji elektrike, përfshi këtu dhe Shqipërinë. Energjia elektrike është ndërprerë gjatë të premtes në katër vende të rajonit, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe pjesërisht në Kroaci. Ndërkohë që sipas njoftimit të KE-së, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO do të bëj një hetim ndërkombëtar të detajuar në mënyrë që të zbardhen shkaqet e 'black out-it'.

Njoftimi i Plotë:

Më 21 qershor,rreth orës 12:20, një incident i madh në rrjet ka ndodhur në pjesën juglindore të sistemit energjetik të Evropës Kontinentale. Incidenti rezultoi në ndërprerje të rrjeteve elektrike të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe në një ndërprerje të pjesshme në Kroaci. OST-të e prekura, me mbështetjen e OST-ve fqinje, rikthyen energjinë në rrjetet e tyre brenda rreth 2 orësh, duke synuar minimizimin e ndikimit të ndërprerjes te konsumatorët. Në përputhje me metodologjinë e shkallës së klasifikimit të incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO do të kryejë një hetim të detajuar të kësaj ngjarjeje në javët në vijim, me mbështetjen e një paneli ekspertësh.

Energjia elektrike është ndërprerë mesditën e djeshme në 4 vende të rajonit të Ballkanit, përfshi dhe Shqipërinë. Fillimisht ndërprerja ka nisur në Shqipëri, për tu pasuar me radhë në vende e tjera të Ballkanit, siç janë Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnje & Herzegovina. Shkaku për këtë ndërprerje galopante të energjisë elektrike ende nuk dihet se cila është.

Problemet që ka sjell kjo ndërprerje e energjisë elektrike, janë të shumta, duke nisur nga bizneset që i janë shkaktuar mijëra euro humbje po ashtu dhe te qytetarët, duke i në terr total. Mediat në Bosnjë & Herzegovinë theksojnë se shkaku për këtë ndërprerje supozohet se është shkaku i mbingarkesës në interkoneksionin e linjave të transmetimit 400 kV në rajon.

Të këshilluara

Zbuluesi i grupeve të gjakut

Dhuruesit e gjakut janë të nevojshëm dhe të kërkuar. Por është jetike që secili ta dijë grupin e vet të gjakut. Grupet e gjakut i ka zbuluar patologu, hematolo...

09:08

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI