Flash

Beteja me flakët vazhdon/ Greqia e përfshirë nga zjarret, një 55-vjeçar humb jetën

Lapsi.al 22 June 2024
Beteja me flakët vazhdon/ Greqia e përfshirë nga zjarret,

Një zjarr masiv ka përfshirë Greqinë pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në Atikë. Gjithashtu banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim në drejtim të Glyfadës. Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë pranë banesave. Mediat greke bëjn të ditur se një person ka humbur jetën të premten pasi zjarre pyjore goditën Greqinë.

55-vjeçari mori plagë të rënda në rajonin e Ilia në gadishullin e Peloponezit dhe vdiq në spital. Ndërkohë rreth 120 zjarrfikës, janë dërguan për të shuar zjarret pyjore në rajonin e Akaisë, të cilat u përhapën me shpejtësi në zonën e afërt të Ilia duke dale jashtë kontrollit.

Në një njoftim të fundit, policia tha se rihapi rrugën Athinë-Sunion për trafikun midis rrugës ”Elektras” dhe rrugës ”Minoos”, të cilën e kishin mbyllur për shkak të zjarrit. Zjarret ende të ndezura ka në Arcadia dhe Argolida. Përforcime u dërguan për të luftuar zjarret pranë Megalopoli në Arcadia dhe në Lyrkeia në Argolida, të cilat vazhduan të shtohen pasditen e së premtes. Në një prononcim, zëvendësguvernatori i Rajonit të Peloponezit, Christos Lambropulos tha se zjarri ka dëmtuar shumë ndërtesa.

"Të gjitha forcat po bëjnë një përpjekje mbinjerëzore për t’i shuar flakët të cilat favorizohen nga era”, tha zëdhënësi i brigadës greke të zjarrfikësve Vasilis Vathrakogiannis, ndërsa 45 vatra zjarri ishin aktive brenda pak orësh.

Të këshilluara

Zbuluesi i grupeve të gjakut

Dhuruesit e gjakut janë të nevojshëm dhe të kërkuar. Por është jetike që secili ta dijë grupin e vet të gjakut. Grupet e gjakut i ka zbuluar patologu, hematolo...

09:08

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI