Flash

Billy Ray Cyrus akuzohet për abuzim nga bashkëshortja

Lapsi.al 19 June 2024
Billy Ray Cyrus akuzohet për abuzim nga bashkëshortja

Firerose ka akuzuar Billy Ray Cyrus për abuzim në familje në një përgjigje ndaj kërkesës së tij për divorc.

Në kundër-ankesën e këngëtares, e cila u sigurua nga People të martën, ajo akuzoi burrin e saj të larguar për sjellje "të paparashikueshme dhe të paqëndrueshme" që barazohej me "abuzimin ekstrem verbal, emocional dhe psikologjik".

Dokumentet e saj gjyqësore, pretendonin se sjellja e tij ishte ndikuar nga "përdorimi i vazhdueshëm i dr0gës i shoqëruar me konsumimin e marihuanës". Në një pjesë tjetër të dosjes së saj, Firerose tha se ajo kishte frikë ndërsa afrohej data e mastektomisë së saj të dyfishtë parandaluese.

“Me afrimin e datës së operacionit, ajo kishte frikë të largohej ose të kërkonte ndonjë lloj ndihme sepse kishte frikë se burri do të ndërhynte në operacionin e saj ose në rikuperimin e saj të gjatë në shtëpi”, thuhej në dosjen e saj. Cyrus, dyshohet se i dha Firerose letrat e divorcit më pak se 24 orë para operacionit të saj.

Megjithatë, ai hodhi poshtë pretendime të tilla - dhe tha se Firerose është ende çmendurisht e dashuruar me të - përmes përfaqësuesit të tij në një deklaratë për Page Six.

“Na vjen keq që znj. Hodges ka zgjedhur të diskutojë këtë martesë 7-mujore në shtyp dhe e ka lënë z. Cyrus pa zgjidhje tjetër veçse të zbulojë të vërtetën,” filloi deklarata.

“Akuzat që zonja Hodges deklaron në përgjigjen dhe kundër-ankesën e saj janë veçanërisht konfuze dhe të dyshimta në vërtetësinë e saj. Kur z. Cyrus u kthye në shtëpinë e tij 2 ditë pasi zonjës Hodges iu kërkua, me urdhër të gjykatës, të lironte rezidencën e tij prej mbi 25 vitesh , ai zbuloi një shënim të shkruar me dorë nga zonja Hodges që shprehte dashurinë dhe nevojën e saj për të qenë me zotin Cyrus.”

 

Të këshilluara

Celine Dion rikthehet në tapetin e kuq

Celine Dion u shfaq për herë të parë në tapetin e kuq, pasi zbuloi se është diagnostikuar me sindromën e rrallë të “personit të ngurtë” (SPS). Këngëtarja pro...

14:21

Ndahet nga jeta aktorja franceze

Aktorja franceze Anouk Aimée është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Aimée u shfaq në dhjetëra filma gjatë karrierës së saj të aktrimit tetë dekadash, duk...

21:50

Arrestohet Justin Timberlake

Justin Timberlake është arrestuar së fundmi në lidhje me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur në Sag Harbor, NY. Sipas Page Six, Këngëtari "Mirrors" do të ...

16:48

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI