Flash

Celine Dion rikthehet në tapetin e kuq

Lapsi.al 19 June 2024
Celine Dion rikthehet në tapetin e kuq

Celine Dion u shfaq për herë të parë në tapetin e kuq, pasi zbuloi se është diagnostikuar me sindromën e rrallë të “personit të ngurtë” (SPS).

Këngëtarja promovoi dokumentarin e saj të ri “I Am: Celine Dion” dhe u shfaq me të birin, René-Charles Angélil. Dokumentari do të tregojë jetën e saj, diagnostikimin e sëmundjen e rrallë neurologjike, si dhe dashurinë me bashkëshortin e ndjerë, i cili ka ndërruar jetë nga kanceri në fyt.

“Për një kohë të gjatë - për kaq shumë vite - kam ndjerë dashurinë dhe mbështetjen e fansave të mi në mbarë botën," tha Celine ekskluzivisht për E! News në premierë. "Ata më ndihmuan të arrij këtu ku jam sot”.

Ndonëse fillimisht ishte nervoze për të ndarë historinë e saj,  ajo nuk mund ta linte gjendjen e saj të ndikontr.

"Për shkak se unë respektoj fansat e mi, familjen time, fëmijët e mi, veten time," vazhdoi pesë herë fituesja e Grammy, "ata meritojnë ta dinë."

Dhe më shumë se çdo gjë, Celine shpreson që dokumentari i saj do të ndërgjegjësojë "njerëzit që mund të mendojnë se janë vetëm" në betejat e tyre personale për shëndetin.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja franceze

Aktorja franceze Anouk Aimée është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Aimée u shfaq në dhjetëra filma gjatë karrierës së saj të aktrimit tetë dekadash, duk...

21:50

Arrestohet Justin Timberlake

Justin Timberlake është arrestuar së fundmi në lidhje me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur në Sag Harbor, NY. Sipas Page Six, Këngëtari "Mirrors" do të ...

16:48

Wiz Khalifa, baba për herë të dytë

Wiz Khalifa do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë me dije në Instagram vetë reperi (emri i vërtetë i së cilit është Cameron Jibril Thomaz) dhe ...

16:44

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI