Flash

Ndahet nga jeta aktorja franceze

Lapsi.al 18 June 2024
Ndahet nga jeta aktorja franceze

Aktorja franceze Anouk Aimée është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Aimée u shfaq në dhjetëra filma gjatë karrierës së saj të aktrimit tetë dekadash, duke përfshirë luajtjen në filmin A Man and a Woman të Claude Lelouch, për të cilin u nominua për një Oscar.

Ajo vdiq në shtëpinë e saj në Paris të martën, tha Sébastien Perrolat, i agjencisë TimeArt, për agjencinë e lajmeve AFP. Vajza e saj, Manuela Papatakis, tha se ajo ishte "në krah" kur nëna e saj vdiq.

Duke postuar një fotografi bardh e zi të Aimée në Instagram, ajo shkroi: “Me vajzën time, Galaad, dhe mbesën time, Mila,  ju njoftojmë n largimin nga jeta të nënës sime Anouk Aimée”. Ministrja franceze e Kulturës Rachida Dati shkroi në X: "Ne i japim lamtumirën një ikone me famë botërore, një aktore të madhe të kinemasë franceze, e cila mori role për disa nga emrat më të mëdhenj, si (Jacques) Demy, Lelouch dhe (Federico) Fellini”.

E lindur në Paris më 27 prill 1932 si Nicole Françoise Florence Dreyfus, ajo filloi aktrimin në moshën 14-vjeçare dhe mori pjesë në më shumë se 70 filma. Annook  arriti të bëhej e njohur ndërkombëtarisht përmes bashkëpunimeve të saj me regjisorë të rëndësishëm. Ajo u bë e famshme për interpretimin e saj në “La Dolce Vita” të Federico Fellini-t në vitin 1960, si dhe në filmin ikonik të “Claude Lelouch Un Homme et une Femme” (Një burrë dhe një grua) në 1966, për të cilin fitoi “Golden Globe” dhe u nominua për çmimin “Oscar”.

 

Të këshilluara

Arrestohet Justin Timberlake

Justin Timberlake është arrestuar së fundmi në lidhje me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur në Sag Harbor, NY. Sipas Page Six, Këngëtari "Mirrors" do të ...

16:48

Wiz Khalifa, baba për herë të dytë

Wiz Khalifa do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë me dije në Instagram vetë reperi (emri i vërtetë i së cilit është Cameron Jibril Thomaz) dhe ...

16:44

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI