Flash

2 vjet pas martesës, Kourtney dhe Travis marrin vendimin e papritur

Lapsi.al 17 June 2024
2 vjet pas martesës, Kourtney dhe Travis marrin vendimin e papritur

Pas dy viteve martesë,  Kourtney dhe Travis  janë gati për të jetuar bashkë.

Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”, Kourtney shpjegoi se u desh kohë që ajo dhe rokeri të merrnin vendimin.

"Travis dhe unë kemi marrë kohën që na duhej për të kuptuar nëse duhet të jetonim bashkë në një shtëpi, sepse fëmijët tanë duken shumë rehat në shtëpitë respektive dhe hapësirat e tyre,” tha ajo.

Por, Kourtney zbuloi se bashkë me Travis kanë ndërmend që të bëjnë një ndërrim shtëpish për momentin, deri në përfundimin e punimeve.

"Duket sikur kemi krijuar një plan për momentin," zbuloi Kardashian. "Ne do të shkojmë në shtëpinë e Travis, e cila është vetëm pak metra më larg dhe do të rindërtojmë shtëpinë time në të njëjtën kohë, në mënyrë që të mund të jemi të gjithë bashkë dhe gati për të jetuar së bashku nën një çati me bebushin.”

Kourtney dhe Travis u bënë prindër të një djali në nëntorin e vitit të kaluar. Kourtnez ka tre fëmijë nga marrëdhënia e mëparshme me Scott Disick, ndërsa Barker ka një djalë dhe një vajzë nga martesa e tij me Shanna Moakler.

Të këshilluara

Lista e fituesve të "Tony Awards 2024"

E organizuar nga Ariana DeBose për të tretin vit radhazi," Tony Awards" mblodhi interpretues nga shfaqjet më të mira të vitit, duke përfshirë The Outsiders, bas...

10:40

Rihanna flet për albumin e saj të ri "R9"

Rihanna ka folur së fundmi rreth albumit të saj të ri. Këngëtarja tha për "Entertainment Tonight" se ajo po "fillon nga e para" në albumin e saj të nëntë të shu...

17:08

Shakira tregon vuajtjet pas ndarjes nga Piqué

Shakira është në epokën e saj të shërimit. Dy vjet pasi duroi një ndarje shumë të publikuar dhe me shumë trazira personale, artistja, po gjen rrugën e saj për t...

14:29

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI