Flash

Shakira tregon vuajtjet pas ndarjes nga Piqué

Lapsi.al 16 June 2024
Shakira tregon vuajtjet pas ndarjes nga Piqué

Shakira është në epokën e saj të shërimit. Dy vjet pasi duroi një ndarje shumë të publikuar dhe me shumë trazira personale, artistja, po gjen rrugën e saj për t'u rikthyer tek vetja mes një ringjalljeje në karrierë.

Duke reflektuar mbi ndarjen dhe atë që ajo quhet koha më e errët e jetës së saj në një histori të re të kopertinës së Rolling Stone, fituesja e Grammy tha: “Vuajtja që ndjeva ishte ndoshta më e madhja që kisha përjetuar ndonjëherë në gjithë jetën time. Më dukej sikur dikush më kishte hapur një vrimë në kraharor,”

Sipas këngëtares, ndjesia ishte aq reale, sa edhe fizike. “Ndihesha fizikisht sikur jetoja me këtë dhe më dukej sikur njerëzit mund të më shihnin,” shtoi ajo.

Por euke dalë nga zemërimi i saj, Shakira shpjegoi se si ndjeu "lehtësim maksimal" pasi shprehu dhimbjen në himnin e saj të ndarjes në vitin 2023 "Bzrp Music Sessions, Vol. 53.” Tani, duke u kthyer në karrierë, Shakira i tha Rolling Stone: “Duke gjetur këtë liri, gjeta edhe veten”.

“Ky ka qenë një udhëtim për tek vetja ime dhe mënyra ka qenë përmes muzikës sime”, shtoi këngëtarja e “Hips Don't Lie”. “Jam në një moment ku ka ndodhur më e keqja dhe ky proces zgjoi një ndjenjë të re autonomie dhe pavarësie tek unë.”

Shakira dhe ish-i i saj, Piqué, u takuan për herë të parë në vitin 2010 në xhirimet e videoklipit "Waka Waka (This Time for Africa)" përpara se të konfirmonin publikisht lidhjen në 2011. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeçe, ndërsa ndarja e tyre u bë publike në qershor të vitit 2022.

Të këshilluara

Tom Hardy rikthehet në "Peaky Blinders"?

Tom Hardy ka folur së fundmi për rikthimin e “Peaky Blinders” dhe ka lënë të hapur mundësinë që ai të jetë pjesë e kastit. “Njëqind për qind, Alfie...

17:50

Ariana Grande "bën paqe" me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një vit pasi ajo thuhet se e la atë si menaxherin e saj. Në një...

14:26

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI