Flash

Opozita kërkon futjen e Berishës në grupin parlamentar, Nikolla përjashton Nokën pas debateve

Lapsi.al 6 June 2024
Opozita kërkon futjen e Berishës në grupin parlamentar, Nikolla

Me debate të ashpra ka nisur seanca e sotme plenare, ku Gazment Bardhi kërkoi rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në grupin parlamentar të PD. Bardhi e kishte paraqitur kërkesë bashkë me kërkesat e tjera për ndryshimet në përbërjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores.

Nikolla nuk e lexoi njoftimin e Bardhit, ndërsa replikave iu përgjigj me pretendimin se për t’u futur në grup duhet vendimi i partisë. Opozita akuzoi Nikollën se po shkel Kushtetutën dhe se po vepron me dy standarde.

Ndërkaq kryetarja e Kuvendit ka përjashtuar nga seanca deputetin Flamur Noka. Ky i fundit e cilësoi Nikollën si përfaqësuese dinjitoze të narkoshtetit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI