Flash

Dhunoi gruan dhe e kërcënoi se do e vríste, vihet në pranga 50-vjeçari në Dibër

Lapsi.al 6 June 2024
Dhunoi gruan dhe e kërcënoi se do e vríste, vihet në

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 50-vjeçar pasi ai ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi se do ta vriste. Gjatë operacionit u sekuestruan 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sllova”, sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe e kanosi se do ta vriste, me armë zjarri, arrestohet në flagrancë 50-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit për një shtetas në fshatin Vleshë, që po dhunonte bashkëshorten dhe po e kanoste se do ta vriste me armë zjarri, që ai i mbante në banesë pa leje, në kuadër dhe të operacionit "Sundimi i Ligjit", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sllova”, ku u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R.H., 50 vjeç, banues në fshatin Vleshë, njësia Administrative Sllovë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur se do ta vriste me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së 50-vjeçarit, janë gjetur të fshehura në murin rrethues të banesës dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 5 krehra dhe 267 municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100 lekë dhe do të shitet me 100.7 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 91.8 lekë dhe do shitet m...

08:05

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI