Flash

U kapën me 19 kg kánabis në makinë, arrestohen 4 persona në Tiranë

Lapsi.al 6 June 2024
U kapën me 19 kg kánabis në makinë, arrestohen 4 persona

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi iu gjetën dhe sekuestruan 2 çanta të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 19.30 kg, 200 fara kanabisi dhe 1 pushkë.

"Sekuestrohen 19 kg kanabis, vihen në pranga 4 shtetas. Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe në zbatim të masave të planeve operacionale “Tempulli 3”, dhe “Sundimi i ligjit” ka organizuar dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar “Green”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– G. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

– A. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– S. G., 54 vjeç, dhe O. B., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Kasem Shima”, një automjet tip “Benz”, dhe gjatë të tij, në bagazh, gjetën dhe sekuestruan 2 çanta të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 19.30 kg, ndërsa shtetasi G. H., gjatë ndërhyrjes, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi. Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100 lekë dhe do të shitet me 100.7 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 91.8 lekë dhe do shitet m...

08:05

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI