Flash

Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, dy të arrestuarit mësojnë sot masën e sigurisë

Lapsi.al 1 June 2024
Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, dy të arrestuarit mësojnë

Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore për autorët e sulmit ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi. Në lidhje me ngjarjen e rëndë Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian. Pas ngjarjes u zbulua se Nano ishte organizatori dhe Alia ishte autor ndërsa pas sulmit u dorëzua në polici.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat plagosje e rëndë me dashje kryer ne bashkëpunim, kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit po e kryer ne bashkëpunim. Edhe për Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për të njëjtat akuza si Nano e Alia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 maji pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Bëhet me dije se avokati i cili tashmë ndodhet në intubim, ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje.

Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Ramandërsa policia është shprehur se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Në lidhje me ngjarjen janë në kërkim janë 21-vjeçari, Drivald Alia, 33-vjeçari, Elton Kasaj dhe 26-vjeçari, Romario Tabaku. Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Për arrestimin e personave në kërkim policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI