Flash

I dënuar për pjesmarrje në grup kriminal, arrestohet 42-vjeçari me tre mbiemra në Kurbin

Lapsi.al 31 May 2024
I dënuar për pjesmarrje në grup kriminal, arrestohet

Një 42-vjeçar, i cili kërkohej ndërkombëtarisht për pjesmarrje në grup kriminal dhe kultivim të bimëve narkotike, është arrestuar në Kurbin

42-vjeçari, Bledar Baboçi alias Bledar Noka alias Bledar Trokthi, kërkohej pasi autoritetet gjyqësore në Shqipëri e kanë dënuar me mbi 5 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin

I dënuar me burgim, për pjesëmarrje në një grup kriminal për kultivim të bimëve narkotike, kapet dhe ndalohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, që kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, kapën në Kurbin, dhe vunë në pranga shtetasin Bledar Baboçi alias Bledar Noka alias Bledar Trokthi, 42 vjeç.

42-vjeçari kërkohej kombëtarisht, pasi autoritetet gjyqësore në Shqipëri e kanë dënuar me mbi 5 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj.

Shtetasi Bledar Baboçi, alias Bledar Noka, alias Bledar Trokthi iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI