Policia e Krujës ka zbuluar dy ambiente të përshtatura për kultivimin e lëndëve narkotike, ku u gjetën 28 bimë kanabisi të mbjellë dhe 116 fidanë gati për t’u mbjellë.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi E. D., 24 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.