Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Të përfshirë në grupin AlbKings, Autoritetet në Kosovë arrestojnë 7 persona

Lapsi.al 30 May 2024
Të përfshirë në grupin AlbKings, Autoritetet në

Autoritetet në Kosovë thanë se kanë arrestuar shtatë persona, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve. Ata, sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dyshohet se administronin grupin, tashmë të mbyllur, AlbKings, në Telegram. Në këtë grup shpërndaheshin fotografi intime të personave të ndryshëm, numra kontaktues të tyre, foto-montazha dhe video intime.

Gjatë një konference për media, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, tha se përveç shtatë personave të arrestuar, hetimet po vazhdojnë dhe ka “gjasa reale të zgjerohen” lidhur me arrestimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

“Prokuroria Themelore e Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arritur me sukses të gjurmojë, zbulojë dhe t’i arrestojë të gjithë kryesit e veprës penale së vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve. Andaj, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët e Kosovës, kemi arritur që këtë rast delikat, sa i përket identifikimit të kryesve të kësaj vepre penale, t’i arrestojmë brenda afatit të shkurtë kohor. Target të rastit kanë qenë qytetarët e Kosovës, duke ua cenuar rëndë integritetin personal dhe moral të tyre, sa i përket shpërndarjes së fotove, video-incizimeve intime, që janë krijuar pasiguri te qytetarët”, tha ai.

Ndërkaq, prokurorja e këtij rasti, Erëza Bajrami-Kastrati, tha se ky rast është hapur në fillim të vitit 2024, pas publikimit në media për veprimtarinë e këtij grupi, që kishte numër të madh ndjekësish. Ajo tha se më 16 prill është arrestuar një prej administratorëve të AlbKings, nën dyshimet për veprën penale “vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”. Më 23 prill, është arrestuar një grua e cila po ashtu dyshohet se ishte një prej administratoreve të grupit. Ajo, sikurse personat e tjerë, gjenden në paraburgim. Prokurorja Bajrami-Kastrati tha se më 23 prill, po ashtu, është arrestuar edhe administratori kryesor dhe themeluesi i grupit./ REL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI