Flash

25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Kurti publikon logon me motive tradicionale

Lapsi.al 30 May 2024
25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Kurti publikon logon me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar logon për 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, që shënon më datë 12 Qershor. Në një postim në rrjetin social Instagram, Kurti ka ndarë me ndjekësit logon, ndërsa ka shpjeguar edhe kuptimin e saj. Ai thotë se logo është me motive tradicionale të rifreskuara me dizajn modern, në të cilën shihet pëllumbi i bardhë si simbol i paqes, dhe shqiponja dykrenare që sipas tij është ngulitur thellë në historinë e identitetin kombëtar.

Postimi i Kurtit:

Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Kjo e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore. Moti par...

07:53

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI