Flash

Votohet sot për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, opozita bojkoton

Lapsi.al 30 May 2024
Votohet sot për ngritjen e Komisionit të Posaçëm

Sot mbahet seanca plenare e radhës në Kuvend ku pritet të ketë debate mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me projektvendimit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Pr.vendimi për ngritjen e Komisionit është futur në rendin e ditës, por opozita është skeptike sa i takon kësaj pike. Partia Demokratike deklaroi dje se nuk do e mbështesin me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, pasi nuk dinë objektin dhe se sipas tyre është thjesht një propagandë e kryeministrit Edi Rama.

"Nuk kanë vullnet, por duan ta përdorin për propagandë. Pjesë e propagandës së Ramës nuk bëhemi", tha kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dje.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e vulës nuk ka mbajtur një qëndrim nëse do ta votojë apo jo, duke thënë se fillimisht kryeministri Rama do duhet të japë qëllimin e vërtetë të këtij komisioni.

Komisioni i Posaçëm antikorrupsion do të ketë 11 anëtarë, me një afat fillestar 10 mujor dhe sipas projektvendimit të publikuar një ditë para votimit në seancë plenare, anëtarët do të jenë kryetarët dhe zvendëskryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Europian si dhe kryetari i këtij Komisioni.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Kjo e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore. Moti par...

07:53

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI