Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Periudha janar-prill 2024, KLSH gjen 20 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike

Lapsi.al 30 May 2024
Periudha janar-prill 2024, KLSH gjen 20 mln euro dëm dhe menaxhim jo

Në 4-mujorin e parë të vitit Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar 29 subjekte nga të cilat 8 të qeverisjes qendrore dhe 21 njësi të vetëqeverisjes vendore duke konstatuar një dëm ekonomik dhe menaxhim jo efektiv të fondeve në vlerën mbi 2 miliardë lekë apo rreth 20 milionë euro.

Në buletinin e parë të këtij viti KLSH nënvizon se “gjatë periudhës janar-prill 2024, janë dhënë 134 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 2,107,937 mijë lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 20,790 mijë lekë, menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 2,000,168 mijë lekë dhe 86,979 mijë lekë në mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor/doganor”.

Raporti analizon se vlera e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik* në buxhetin e shtetit, është konstatuar në fushën e shpenzimeve, në zërin “Shpenzime në procedura prokurimi dhe zbatim punimesh” në shumën 20.6 mijë lekë, sa i takon shkeljeve në: përgatitjen e dokumentacionit të tenderit, hartimin e specifikimeve teknike dhe kritereve të vlerësimit, likuidimit të faturave për zërat e punimeve të pa kryera etj, ku peshën më të madhe e zënë subjektet si: Bashkia Fier në vlerën 5.2 mijë lekë; Bashkia Shkodër në vlerën 3.66 mijë lekë; dhe Bashkia Lezhë në vlerën 1.66 mijë lekë.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë periudhës janar – prill 2024, ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 2 miliardë lekë nga të cilat: 1.85 miliardë lekë në fushën e të ardhurave (ose rreth 93% e totalit) kryesisht në të ardhurat e qeverisjes lokale”, nënvizon KLSh.

Duke u ndalur në analizimin e fushave se nga ka ardhur ndikimi negativ tek bashkitë, audituesit konstatojnë se këto lidhet me detyrime për taksat dhe tarifat vendore, mos tarifimit/përllogaritjes së gabuar/mos aplikim të kamat vonesave për përdorimin e pronave të bashkisë nga subjektet private; detyrimeve të pashlyera për subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtimit të lëndëve djegëse me pakicë etj; dhe 145.9 mijë lekë në fushën e shpenzimeve (ose rreth 7% e totalit), si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Kjo e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore. Moti par...

07:53

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI