Flash

Gazment Bardhi largohet nga salla e Kuvendit, çfarë ndodhi?

Lapsi.al 30 May 2024
Gazment Bardhi largohet nga salla e Kuvendit, çfarë ndodhi?

Teksa seanca e sotme plenare ka nisur mes debateve lidhur me pr. vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është përballur me zërat kundërshtues të deputetëve të opozitës. Deputetja Ina Zhupa mori fjalën në foltore dhe iu referua të drejtave të gazetarëve si dhe pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Gjatë kësaj kohe në transmetim u pa dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili doli nga salla e Kuvendit. Nuk dihet nëse largimi i Bardhit ishte momental apo si një "protestë" ndaj pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Partia Demokratike deklaroi dje se nuk do e mbështesin me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, pasi nuk dinë objektin dhe se sipas tyre është thjesht një propagandë e kryeministrit Edi Rama.

"Nuk kanë vullnet, por duan ta përdorin për propagandë. Pjesë e propagandës së Ramës nuk bëhemi", tha kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dje.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI