Flash

Kylie Jenner flet për raportin me Jordyn Woods pas skandalit

Lapsi.al 31 May 2024
Kylie Jenner flet për raportin me Jordyn Woods pas skandalit

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods kanë ecur përpara që nga mosmarrëveshja e tyre më shumë se pesë vjet më parë.

Gjatë episodit të së enjtes të "The Kardashians", Jenner i tha motrës Khloé Kardashian se ajo u takua me Woods në një shfaqje të Javës së Modës në Paris, ku u panë duke biseduar.

"U kënaqa," tha Jenner. “Mendoj se kemi një distancë shumë të shëndetshme në miqësinë tonë. Besoj se flasim një herë në muaj.”

Gocat ishin shoqe të ngushta, derisa Jordyn, 26 vjeç, pranoi se puthi të dashurin e atëhershëm të Khloé, Tristan Thompson, në një festë në vitin 2019. Kylie, zemërthyer, ndërmori hapa për të mos vijuar më shoqërinë e saj me Jordyn, të paktën jo publikisht. Më pas, në vitin 2023, ato u shfaqën në Los Angeles së bashku.

“E adhuroj faktin që narrativa që qarkullonte në rrjet për ne ka marrë fund. Kur na panë duke u larguar nga restoranti, u bë histori për 1-2 ditë, por tani ka mbaruar. Njerëzit e dinë që jemi në rregull në marrëdhënien tonë dhe askush nuk flet më për këtë gjë”, shtoi Kylie.

Edhe pse Kardashian, fillimisht fajësoi Woods për prishjen e familjes së saj, ajo zbuloi në vitin 2021 se nuk i mban mëri - gjë që ajo e përsëriti në bisedën e saj me Jenner.

“Gjithmonë të kam thënë se kurrë nuk dua që të kesh keqardhje në jetë”, u përgjigj themeluesja e Good American.

"Dhe unë të thashë të njëjtën gjë kur më the se të ka marrë malli për të," vazhdoi ajo. "Unë kurrë nuk kam pasur problem që t'i  të vazhdosh të jesh mike me të."

Edhe pse Kardashian e ka falur Woods-in, ajo pranoi se ende "i frustruar" nga obsesioni i internetit me dramën shumëvjeçare. “Ata gjithmonë vënë vajzat kundra njëra-tjetrës, edhe kur nuk ka një konflikt””, ndau  Khloe. “Unë e urrej që ju duhet të zgjidhni ekipin Jordyn ose ekipin Kylie dhe ne nuk jemi të tillë. Ne thjesht po jetojmë. Nuk po mendojmë më shumë për situatën.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Kitara e John Lennon thyen rekord në ankand

Një kitarë e përdorur nga këngëtari John Lennon është bërë instrumenti më i shtrenjtë i “Beatles” i shitur ndonjëherë në ankand. Kitara akustike Framus Hoote...

14:24

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI