Flash

Agron Llakaj flet pas humbjes së bashkëshortes

Lapsi.al 30 May 2024
Agron Llakaj flet pas humbjes së bashkëshortes

Aktori Agron Llakaj humbi pak ditë më parë bashkëshorten e tij Kostandinën. Sot përmes rrjetit social, Instagram, Llakaj ka postuar një video falenderimi për të gjitha mesazhet e dërguara në adresë të tij dhe familjes.

“Të dashur miq në pamundësi për t'iu kthyer përgjigje të gjitha mesazheve të drejtuara drejt meje dhe familjes time në rastin e humbjes së jetës të një njeriu shumë të shtrenjtë, Kostandinës tonë dhe Kostandinës time unë po iu drejtohem me këtë video-mesazh duke shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për çdo fjalë zemre drejtuar drejt nesh nga ju sepse dihet mirë që edhe gëzimet edhe hidhërimet ndahen me njerëz, me miq, me të njohur dhe të panjohur.

Moria e njerëzve në përcjelljen e lamtumirës së Kostandinës, por edhe në ditët e pritjes qëë familja jonë organizoi, gjithë kjo dashuri e madhe njerëzore në një mënyrë na bëri që për momentin ta kalonim disi më lehtë. Mali i dhimbjes që Kostandina la mbrapa nuk ka fjalë që mund ta shprehë sepse pesha është shumë e madhe dhe pikërisht për shkak të kësaj dhimbje ne po pranojmë vuajtjen. E pranojmë. Kam lexuar dhe stërlexuar shumë nga mesazhet tuaja për të ruajtur kujtimin e saj, por ne nuk do të ruajmë kujtimin e Kostandinës sepse ajo është në çdo frymarrje tonën, timen, të fëmijëve, të mbesës, të nipërve të mi dhe të gjithë njerëzve të dashur.

Por, jetën nuk e zgjedhim, e tillë është. Në dy vite Kostandina tregoi se jo thjesht ishte trau dhe shtylla e shtëpisë, por ishte dhe njeriu me karakterin më të fortë. Në dy vite në këtë tragjedi njerëzore, dhimbjeje në këtë betejë me një sëmundje të pamëshirshme, ishte ajo me karakterin e saj, vullnetin e saj, më dha mundësinë që unë të ushtroja profesionin tim. Të bësh humor me thikë në zemër është e vështirë, motiv ishte Kostandina.

Dhe pas gjithë kësaj beteje ne e pranuam humbjen, sëmundja doli më e fortë. Ajo ç’ka Kostandina la mbrapa unë shpresoj që fëmijët e mi ta trashëgojnë dashurinë e madhe njerëzore, respektin njerëzor mbi gjithçka. Dua të them shumë, por i prekur dhe i emocionuar nga e gjithë pjesëmarrja e njerëzve dua të shpreh falenderimin e madh, mirënjohje dhe njëkohësisht t' iu them duajeni njëri-tjetrin, respektoni njëri-tjetrin sepse pasuria më e madhe që Zoti mund t’i japë gjithkujt është shëndeti, para shëndetit, jetës dhe njerëzve të dashur të familjes çdo gjë tjetër është shumë e vogël. Paçi ditë të gëzuara me shëndet dhe zemrat plot. Rrespekte nga unë personalisht, fëmijët e mi, nipërit dhe mbesat time. Faleminderit me zemër!”, dëgjohet të thotë aktori.

Të këshilluara

Kitara e John Lennon thyen rekord në ankand

Një kitarë e përdorur nga këngëtari John Lennon është bërë instrumenti më i shtrenjtë i “Beatles” i shitur ndonjëherë në ankand. Kitara akustike Framus Hoote...

14:24

Meghan Markle, një titull të ri mbretëror?

Harry dhe Meghan mund të kenë hequr dorë nga detyrat mbretërore por ata do të kenë gjithmonë titujt të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it edhe nëse humbasin status...

14:47

Ndahet nga jeta producenti i "The Godfather"

Al Ruddy, producenti fitues i Oskarit, i njohur për punën e tij në The Godfather  ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua ...

20:03

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI