Flash

Kitara e John Lennon thyen rekord në ankand

Lapsi.al 30 May 2024
Kitara e John Lennon thyen rekord në ankand

Një kitarë e përdorur nga këngëtari John Lennon është bërë instrumenti më i shtrenjtë i “Beatles” i shitur ndonjëherë në ankand.

Kitara akustike Framus Hootenanny u gjet në një papafingo pasi supozohej e humbur për më shumë se 50 vite.

Ajo u shit për 2.9 milion dollarë nëpërmjet një oferte telefonike në kafenenë Hard Rock në New York. Lennon luajti këngën ‘You’ve Got To Hide Your Love Away’ në kitarë në filmin e vitit 1965 Help!.

Kitara u përdor gjithashtu në regjistrimet e albumit me të njëjtin emër. Ajou shit nga shtëpia e ankandeve të memorialeve “rock ‘n’ roll”, Julien’s Auctions, e cila ka thyer rekorde botërore me shitjen e relikeve të Beatles.

Shitjet e mëparshme përfshijnë një tjetër kitarë akustike të Lennon, e cila u shit për 2.4 milion dollarë dhe pajisjen e baterive Ludwig të Ringo Starr, e cila u shit për 2.2 milion dollarë. David Goodman, shefi ekzekutiv i Julien’s Auctions, tha se Framus ishte kitara më e rëndësishme e Beatles që doli ndonjëherë në treg./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Meghan Markle, një titull të ri mbretëror?

Harry dhe Meghan mund të kenë hequr dorë nga detyrat mbretërore por ata do të kenë gjithmonë titujt të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it edhe nëse humbasin status...

14:47

Ndahet nga jeta producenti i "The Godfather"

Al Ruddy, producenti fitues i Oskarit, i njohur për punën e tij në The Godfather  ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua ...

20:03

Heidi Baci flet pas daljes nga “BBVA 3”

Heidi Baci ka reaguar për herë të parë pas përfundimit  të “BBVA 3”. Përmes rrjetit social, Instagram, Heidi ka publikuar një video duke falenderuar fillimis...

18:01

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI