Flash

Nicki Minaj kritikohet për komentin rreth Princeshë Diana

Lapsi.al 29 May 2024
Nicki Minaj kritikohet për komentin rreth Princeshë Diana

Nicki Minaj mori komente të ndryshme nga fansat pasi kërkoi një moment heshtje për "shoqen e saj të dashur" Princeshën Diana në një koncert gjatë fundjavës.

Reperja e “Super Bass” po performonte në skenë në Birmingham të Anglisë, të dielën, kur ia dorëzoi mikrofonin rozë një të pranishmi që deklaroi se ishte nga Uellsi. Minaj gjeti momentin për të lidhur qytetin e lindjes së të ftuarit me të ndjerën mbretërore – Princesha e Uellsit kur ishte e martuar me mbretin Charles III.

“Uells! Gjithmonë më kujton një shoqen time të dashur – ajo nuk është më mes nesh – Princesha e Uellsit”, tha ajo me një theks britanik gjatë koncertit të saj, për një video të TikTok.

Artistja, më pas ndaloi dhe bëri thirrje për një "moment heshtjeje" për princeshën e ndjerë për disa sekonda, ndërsa publiku u bë pak më i qetë.

Nuk kaloi shumë kohë që videoja u bë virale dhe fansat ta ngacmonin Minaj për theksin e saj dhe duke e quajtur princeshën Dianën “shoqen e saj të dashur”.

"Një mike e imja, ajo ka vdekur që 1997," komentoi një person nën videon e TikTok. "Që kur është princesha e Uellsit një shoqe e dashur për të ," pyeti dikush tjetër. “Një shoqja ime e dashur… Ajo ishte 14 vjeç kur vdiq Diana”, ndau dikush në X.

Megjithatë, njerëzit e tjerë i dhanë meritën asaj për pauzën dhe duartrokitën theksin e saj.

"Mbretëresha jonë fjalë për fjalë i bën respekt Dianës ," shkroi dikush nën videon e TikTok, ndërsa një tjetër shtoi, "momenti i heshtjes ishte shumë i lezetshëm", shkroi një person në X.

Nicki ka shprehur më parë dashurinë dhe admirimin e saj për Princeshën Diana dhe madje publikoi këngën hit "Princess Diana" me Ice Spice në prill 2023. /Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta producenti i "The Godfather"

Al Ruddy, producenti fitues i Oskarit, i njohur për punën e tij në The Godfather  ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua ...

20:03

Heidi Baci flet pas daljes nga “BBVA 3”

Heidi Baci ka reaguar për herë të parë pas përfundimit  të “BBVA 3”. Përmes rrjetit social, Instagram, Heidi ka publikuar një video duke falenderuar fillimis...

18:01

Shitet në ankand piktura e Bob Dylan

Një pikturë e rrallë abstrakte që Bob Dylan e kompozoi mbi 50 vjet më parë, së fundmi u shit për 196,156 dollarë në ankand, RR Auction njoftoi në një njoftim pë...

17:47

Del në shitje shtëpia e filmit "Home Alone"

Shtëpia e famshme e filmit  ‘Home Alone’  ka dalë në shitje për një shumë marramendëse prej 5.25 milionë dollarë. Shtëpia është rinovuar tërësisht dhe është ...

16:08

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI