Flash

Berat/ I mori rrjedha teksa po kalonin lumin me makinë, zjarrëfikësit shpëtojnë dy persona

Lapsi.al 27 May 2024
Berat/ I mori rrjedha teksa po kalonin lumin me makinë,

Dy persona janë shpëtuar gjatë natës nga zjarrfikësit pasi i mori rrjedha e ujit teksa po kalonin lumin me makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në fshatin Malinat në bashkinë e Poliçanit. Një automjet tip “Ford”, ku udhëtonin 3 persona, në përpjekje për të kaluar lumin midis fshatit Mbrakull dhe Malinat ka ngecur në ujë.

Fuoristradën e ka marrë rrjedha e lumit dhe ata kanë mbetur të bllokuar në ujë. Mësohet se shoferi i mjetit ka mundur të dalë nga mjeti dhe ka shkuar me not deri në breg për të kërkuar ndihmë. Ndërkohë që dy persona të tjerë në mjet, shtetasit I. B. dhe T. B. janë kapur tek baxho e makinës.

Pas sinjalizimit të marrë në zonë kanë shkuar efektivë të shumtë të Repartit Zjarrëfikës të Beratit dhe efektivë të policisë që kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së banorëve të bllokuar në mes të rrjedhës së lumit Osum.

Zjarrëfikësit kanë hyrë në lumë me not dhe i kanë lidhur dy personat e bllokuar në fuoristradë me litar e më pas kanë filluar tërheqjen e tyre nga uji. Gjatë aksionit për shpëtimin e dy shtetasve, një efektiv i zjarrëfikësve të Beratit ka rrezikuat zeriozisht jetën pasi rrymat e forta të lumit e kanë tërhequr drejt rrjedhës.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, lëndohen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Metalurgjik, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes dy pe...

08:16

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46