Flash

U përjashtua 15 vite nga sistemi i drejtësisë, KLP vendos sot për Alfred Ballën

Lapsi.al 27 May 2024
U përjashtua 15 vite nga sistemi i drejtësisë, KLP vendos sot

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot për të përcaktuar nëse Alfred Balla mund të qëndrojë ose jo në funksionin e kryetarit të KLP-së, pas vendimit të dhënë nga KPA që vendosi nxjerrjen e tij nga sistemi për 15 vite, bazuar në procesin e vetting.

Mësohet se mbledhja e KLP do të mbahet në orën 11:00, ku të pranishëm përveç anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pritet të jenë edhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare që monitorojnë funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

"Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit, në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programet EU4JUSTICE dhe OPDAT. Media  është e ftuar të jetë e pranishme. Diskutimi i ndikimit ose jo të vendimit Nr.23, datë 21.05.2024 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit mbi statusin e anëtarit të KLP-së, të zgjedhur nga Parlamenti si pjesë e Shoqërisë Civile Shqiptare, zotit Alfred Balla”, thuhet në njoftimin e KLP.

KPA vendosi pak ditë më parë të nxjerrë nga sistemi i drejtësisë Alfred Ballën, ndonëse më parë përmes procedurave ai tentoi të mos kalonte Vetting, duke pretenduar se nuk gëzonte statusin e magjistratit në momentin që kishte nisur procesi ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmësve ligjorë, funksion që Balla e ka kryer në Gjykatën e Lartë. Kreu në detyrë i KLP-së ka reaguar ndaj vendimit të KPA, ndërsa paralajmëroi se do e çojë në Strasburg, pasi pretendon se largimi i tij nga sistemi i drejtësisë bie ndesh me Kushtetutën.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, lëndohen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Metalurgjik, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes dy pe...

08:16

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46