Flash

Parashikimi i motit, temperaturat mbeten sërish të larta

Lapsi.al 21 May 2024
Parashikimi i motit, temperaturat mbeten sërish të larta

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin shpeshtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër. Nuk përjashtohen mini stuhitë e breshërit në Verilindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit. Mesdita sjell rënie të lehtë të tyre. Vlera minimale do të regjistrohet në qytetin e Pukës 10°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 30 °C në Urën Vajgurore në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë Republikën e Kosovës, por pas mesditës pritet dendësim i vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës duke krijuar kushte të favorshme për reshje shiu. Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje sërish në orët e mëngjesit, por ulen maksimumet duke u luhatur; vlera minimale 10 °C dhe në qytetin e Podujevës dhe maksimalja do të ngjitet deri në 25°C në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare, por herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Maqedonia e Veriut

Do të vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike ndikimin e tyre në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore të MV. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri pasdite kur pritet që vranësirat të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë MV. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë sërish rritje në vlerat minimale, por ulen maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 11°C minimalja deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Europa

Si pasojë e prezencës së dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri dhe verilindje të kontinentit me ndikim deri në Alpet evropiane do të kushtëzojnë motin në këto rajone, ku rajoni i Balltikut si edhe Europa Lindore do të kenë reshje të dendura shiu e stuhi të forta ere. Po ashtu me rrebeshe shiu do të mbetet Europa qendrore, por reshjet do të jenë kalimtare ndërsa pjesa tjetër e kontinentit europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46