Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Kreu 12 vjedhje monopatinash, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 15 May 2024
Kreu 12 vjedhje monopatinash, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Një 30-vjeçar me inicialet F. D. (B.)., është arrestuar në flagrancë duke vjedhur një monopatinë, në rrugën "Perlat Rexhepi" në Tiranë. Ai akuzohet dhe për vjedhjen e 11 monopaniave të tjera gjatë periudhës mars-maj 2024. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy persona të tjerë pasi akuzohen se kanë përvetësuar monopatinat e vjedhura.

Njoftimi:

Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Monopati 2”. Dokumentohen me prova ligjore 12 vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi F. D. (B.)., 30 vjeç, dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. K., 20 vjeç, dhe J. F., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasi F. D., është kapur në flagrancë duke vjedhur një monopatinë, në rrugën "Perlat Rexhepi", dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 11 vjedhjeve të monopatinave, të kryera gjatë periudhës mars-maj 2024, ndërsa shtetasit A. K., dhe J. F., kanë përvetësuar monopatinat e vjedhura.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dy monopatina të dyshuara të vjedhura. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

Deputeti Luan Baçi paraqitet në SPAK

Deputeti Luan Baçi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Baçi është parë mëngjesin e sotëm të hyjë brenda ambienteve të SPAK, por nuk...

09:46

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46