Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

CEO-t shqiptarë, optimistë për ekonominë këtë vit, por pasiguri të lartë për dekadën në vijim

Lapsi.al 15 May 2024
CEO-t shqiptarë, optimistë për ekonominë këtë vit,

Shumica e drejtuesve ekzekutivë në Shqipëri (CEO) (62%) mendojnë se ekonomia vendase do të përmirësohet në periudhën afatshkurtër, por nuk janë optimistë për 10 vitet në vijim. Një anketë e “Price Water House Coopers” (PWC), një markë shumëkombëshe e shërbimeve profesionale të bizneseve, evidentoi se 53% e drejtuesve ekzekutivë në Shqipëri presin që numri i punonjësve në kompaninë e tyre të rritet me 5% ose më shumë në vitin 2024. Gjithashtu rreth 55% e CEO-ve në Kosovë kanë të njëjtin mendim.

Megjithatë, besimi është i brishtë, pasi në Shqipëri pothuajse gjysma (44%) dhe në Kosovë më shumë se gjysma (55%) nuk besojnë se biznesi i tyre do të jetë i qëndrueshëm në një dekadë, në qoftë se nuk bëhen ndryshime të konsiderueshme në biznes.

Pothuajse gjysma (44%) e CEO-ve në Shqipëri thonë se nuk besojnë se biznesi i tyre aktual do të jetë i qëndrueshëm në një dekadë prej tani, nëse vazhdon në trajektoren aktuale – nga 46% në vitin 2023. CEO-it kanë shprehur pasigurinë në lidhje me mënyrën se si do të menaxhohen mega-trendet.

CEO-t janë më të sigurt se vitin e kaluar në planet e tyre për rritjen e të ardhurave të kompanive së tyre në 12 muajt e ardhshëm – nga 24% në 38%.

Sondazhi, i 35 drejtorëve ekzekutivë shqiptarë zbuloi se 38% e drejtorëve ekzekutivë janë optimistë për perspektivat e rritjes ekonomike globale gjatë 12 muajve të ardhshëm, nga 24% në 2023.

Pritjet e drejtorëve ekzekutivë për rënie ekonomike kanë rënë gjithashtu nga një rekord i lartë në vitin e kaluar (76%) në 32%, pasi ekspozimi i perceptuar ndaj inflacionit ra përkatësisht me 20 pikë përqindje (në 29%) dhe qëndrueshmërisë makroekonomike u rrit me 6 pikë përqindjeje (në 35%) respektivisht.

Përqindja e drejuesve ekzekutivë që mendojnë se kompania e tyre ishte shumë ose jashtëzakonisht e ekspozuar ndaj rrezikut të konfliktit gjeopolitik u rrit me 1 pikë përqindje (në 21%).

Drejtorët ekzekutivë e shohin në masë të madhe Inteligjencën Artificiale si një katalizator për efikasitet, inovacion dhe ndryshim transformues. 50% e drejtorëve ekzekutivë besojnë se Inteligjenca Artificiale do të ndryshojë ndjeshëm mënyrën se si kompania e tyre krijon, shpërndan dhe shton vlerë në tre vitet e ardhshme.

Por sa i përket ndikimit afatshkurtër, drejtorët ekzekutivë nuk janë aq optimistë për rolin e Inteligjencës Artificiale.

Gjatë 12 muajve të ardhshëm, vetëm një e treta (32%) presin që ajo të përmirësojë cilësinë e produkteve ose shërbimeve të tyre dhe 24% thonë se do të rrisë aftësinë e tyre për të ndërtuar besim me palët e interesuara.

Disa presin gjithashtu rezultate të mira për biznesin e tyre – 15% presin që ajo të ndikojë pozitivisht në të hyrat e biznesit dhe 26% presin që ajo të ndikojë pozitivisht në fitim.

Por ndërsa drejtorët ekzekutivë po kërkojnë gjithnjë e më shumë përfitime transformuese të Inteligjencës Artificiale, shumica e madhe thonë se aplikimi do të kërkojë përmirësimin e aftësive të fuqisë punëtore (50%).

Ata gjithashtu kanë shprehur shqetësim në lidhje me rrezikun e sigurisë kibernetike (53%), keqinformim (41%), detyrime ligjore dhe risk të reputacionit (29%).m përtej dekadës së ardhshme pa inovacion – nga 39% në 2023.

Por, ndërsa drejtorët ekzekutivë po ndërmarrin veprime, ata përballen me një sërë sfidash. Dy të tretat (58%) citojnë mjedisin rregullator si pengues i aftësisë së tyre për të sjellë inovacion dhe risi në modelin e tyre të biznesit në të paktën një masë të moderuar, 44% tregojnë për shqetësimet operacionale konkurruese dhe 41% tregojnë për mungesën e aftësive në fuqinë punëtore të kompanisë së tyre.

Një pengesë tjetër është joefikasiteti. Drejtorët ekzekutivë perceptojnë joefikasitet të konsiderueshëm në një sërë aktivitetesh rutinë të kompanive të tyre – çdo gjë nga takimet vendimmarrëse te emailet – duke e parë afërsisht 36% të kohës së shpenzuar për këto detyra si joefikase.

Marrë nga Monitor

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46