Flash

Protesta masive në Spanjë: Modeli i turizmit masiv po shkatërron ishullin dhe jetën e banorëve

Lapsi.al 21 April 2024
Protesta masive në Spanjë: Modeli i turizmit masiv po shkatërron

Duke mbajtur pankarta me shkrimin “Njerëzit jetojnë këtu” dhe “Ne nuk duam të shohim ishullin tonë të vdesë”, demonstruesit thanë se duhet të bëhen ndryshime në industrinë e turizmit që përbën 35% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në arkipelagun e Ishujve Kanarie.

Organizatat thonë se autoritetet vendore duhet të kufizojnë përkohësisht numrin e vizitorëve për të lehtësuar presionin mbi mjedisin, infrastrukturën dhe stokun e banesave të ishujve si dhe për të frenuar blerjet e pronave nga të huajt.

Në mesin e protestuesve ishin edhe gjashtë persona në grevë urie, të cilët morën pjesë në tubim me karrige me rrota. Ata janë futur në grevë kundër një projekti ndërtimi hoteli në plazhin e La Tejita, në jug të ishullit të Tenerife. E shtuna ishte dita e 10-të e tyre në grevë urie.

“Nuk është një mesazh kundër turistit, por kundër një modeli turizmi që nuk i sjell dobi kësaj toke dhe duhet ndryshuar”, shtoi një banori i Tenerifes.

Autoritetet në ishuj janë të shqetësuar për ndikimin tek vendasit. Një projektligj që pritet të miratohet këtë vit, i cili ashpërson rregullat për lejet e shkurtra, vjen pas ankesave të banorëve me çmime jashtë tregut të banesave.

Presidenti i Ishujve Kanarie Fernando Clavijo tha të premten (19 prill) se ai ndihej “krenar” që rajoni ishte një destinacion kryesor turistik spanjoll, por pranoi se nevojiteshin më shumë kontrolle ndërsa sektori vazhdon të rritet.

Vizitorët e huaj në Ishujt Kanarie, një arkipelag prej 2.2 milionë banorësh, arritën në 13.9 milionë në vitin 2023, 13.1% më shumë se në vitin 2022, sipas të dhënave zyrtare.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI