Flash

Trafikonte emigrantë duke i ndihmuar të kalonin kufirin, arrestohet 53-vjeçari

Lapsi.al 20 April 2024
Trafikonte emigrantë duke i ndihmuar të kalonin kufirin, arrestohet

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi dyshohet se trafikonte persona dhe i ndihmonte të kalonin në mënyrë  të paligjshëm kufirin, me qëllim përfitimin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi GJKKO e kishte vënë në masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për disa vepra penale.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari i shpallur në kërkim, i dyshuar si organizator për trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, me qëllim përfitimin.

Në vijim të operacionit “SAFE TRIP”, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit F. M., 53 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”. Operacioni vijon për kapjen e shtetasit A. M., 45 vjeç, me vendqendrim në Tiranë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vazhdon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera ku mund të jenë përfshirë këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

Operacioni “SAFE TRIP” u finalizua pas përfundimit me sukses të një hetimi proaktiv, i cili u zhvillua për një periudhë rreth 1-vjeçare, në kuadër të të cilit, me mbështetjen dhe në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u dokumentua dhe u zbardh aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar, i cili ishte i përfshirë në mënyrë aktive në trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI