Flash

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, nipi 3-vjeçar dorëzohet në polici nga gjyshja

Lapsi.al 20 April 2024
Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, nipi 3-vjeçar

Historia e rrëmbimit të 3-vjeçarit nga Durrësi ka marrë fund ditën e sotme. Pas 1 jave ankthi, këtë të shtunë gjyshja e të miturit pranoi ta dorëzonte djalin në polici. Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, policia njofton se sot është vetëdorëzuar shtetasja B. Gj., së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Kërkimet për të voglin nisën më 16 prill kur mamaja e të voglit Ile Gjuni denoncoi zhdukjen e të birit dhe rrëmbimin nga vjehrrit. Ile Gjuni, nëna e 3-vjeçarit, pas vdekjes së të shoqit ka vendosur të largohet nga shtëpia e burrit të ndjerë dhe të kthehet në shtëpinë e prindërve të saj. Mes saj dhe gjyshërve të fëmijës kishte patur përplasje për kujdestarinë e 3-vjeçarit. Për të ulur tensionet ajo e çonte djalin tek gjyshërit gjatë fundjavave. Por të shtunën e 13 prillit kur ajo ka shkuar nuk ka gjetur as ata dhe as të voglin e saj.

Kërkime për 3-vjeçarin pati në Durrës, Kukës dhe Tiranë. Fotoja e 3-vjeçarit u dërguan në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ndërkohë në pranga u vu gjyshi Rexhep Gjuni, 60 vjeç dhe Arben Selaj, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit. Në kërkim u shpall gjyshja Bahrije Gjuni, 57 vjeç, dhe vëllai tjetër i saj Flamur Selaj, 43 vjeç.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI