Flash

Isla Fisher dhe Sacha Baron Cohen i japin fund martesës

Lapsi.al 5 April 2024
Isla Fisher dhe Sacha Baron Cohen i japin fund martesës

Isla Fisher dhe Sacha Baron Cohen janë ndarë pas 13 vitesh martesë. Të premten, ish-çifti hyri në Instagram për të konfirmuar se ata aplikuan për t'i dhënë fund martesës së tyre vitin e kaluar.

“Pas një ndeshjeje të gjatë tenisi që zgjati mbi njëzet vjet, ne më në fund po i lëmë raketat tona”, shkroi Fisher,mbi një foto të saj dhe Cohen,  në Instagram Story. "Në vitin 2023 ne  kërkuam t'i jepnim fund martesës sonë. Ne gjithmonë e kemi pasur prioritet privatësinë tonë dhe kemi punuar në heshtje për këtë ndryshim."

Aktorja e Wedding Crashers e përfundoi deklaratën me një shënim mbi dëshirën e çiftit për privatësi, duke shkruar: "Ne  ndajmë përkushtimin dhe dashurinë tonë për fëmijët tanë. E vlerësojmë sinqerisht që respektoni dëshirën e familjes sonë për privatësi."

Cohen dhe Fisher u takuan në një festë në Sydney, Australi, në vitin 2001.  Ish çifti e mbajti lidhjen të fshehtë për ca kohë, por  njoftuan fejesën e tyre në vitin 2004.Pas fejesës gjashtëvjeçare,  u martuan në një ceremoni private në Paris në mars 2010.  Ata kanë tre fëmijë së bashku: vajzën Olive, bajzën Elula dhe djalin, Montgomery,

Lajmi për ndarjen e tyre vjen një javë pasi Rebel Wilson zbuloi se Sasha është aktori që ajo i referohet si një "asshole" në kujtimet e saj të ardhshme, Rebel Rising./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Madonna reagon ndaj padisë së fansave

Të mërkurën, avokatët e Madonnas i kërkuan një gjykatësi federal që të hedhë poshtë një padi kolektive të paraqitur nga fansat në janar pasi koncertet e turneut...

17:44

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI