Flash

Zbulohen detaje të tjera të abuzimit fizik të Brad Pitt ndaj Jolie

Lapsi.al 5 April 2024
Zbulohen detaje të tjera të abuzimit fizik të Brad Pitt ndaj

Abuzimi fizik i Brad Pitt ndaj Angelia Jolie ka nisur para incidentit të famshëm në avion të 2016-ës, shkruhet në dokumentet e siguruara nga Page Six, ku tregohet mbi hapat që ka marrë skuadra ligjore e aktores, për të provuar në gjykatë, se ai i ka kërkuar të firmosë një kontratë heshtjeje për këtë çështje.

Avokatët kanë deklaruar se Pitt e ka bërë këtë kërkesë kur në 2021-shin u zbulua se aktorja kishte dorëzuar në gjykatë një dosje të detajuar me mesazhe, emaile dhe dëshmi të familjarëve, për abuzimin që aktori i ka bërë, në përpjekje për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.

Theksohet në dosjet e dërguara se incidenti në avion, ishte hera e parë që Pitt ngrejti dorë mbi fëmijët , kjo e detyroi Jolie që të kërkonte divorcin menjëherë. Aktori, zbulohet të ketë tentuar të blejë pjesën e Jolie të  Château Miraval,  por është tërhequr nga frika se ajo do të publikonte dokumentat e abuzimit, të cilat aktualisht janë në gjykatë.

“Gjithë veprimet e Pitt që u finalizuan nga hedhja në gjyq për pronën janë një përpjekje e tij për të fshehur të vërtetën e abuuzimit ndaj familjes”, deklarojnë avokatët e Angelina.

Dyshja u martuan në vitin 2014-të dhe u bërë prindër të 6-të fëmijëve, për t'u ndarë në shtator të 2016-ës./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI