Flash

Jared Leto: Arsyeja pse nuk do marrë pjesë në Met Gala

Lapsi.al 2 April 2024
Jared Leto: Arsyeja pse nuk do marrë pjesë në Met Gala

Jared Leto ka zbuluar së fundmi se nuk do të marrë pjesë në Met Gala-n e ardhshme.

Rokeri 30 Seconds to Mars do të anashkalojë festimet e këtij viti ndërsa ai dhe grupi i tij nisin pjesën evropiane të turneut të tyre Botëror Seasons.

"Do jem në turne," i tha Jared  E!News në iHeartRadio Music Awards 2024 më 1 prill. "Kanë kaluar pesë vjet." Megjithatë, 52-vjeçari siguroi se do të shikojë nga larg paraqitjet në tapetin e kuq.

Por një turne ndërkombëtar nuk është e vetmja gjë në programin e Jared këtë verë. Siç vuri në dukje fituesi i Oskarit, ai po xhiron gjithashtu Tron: Ares – një rindezje e Tron të vitit 1982 dhe Tron Legacy të vitit 2010 – mes koncerteve.

"Është shumë e çuditshme, për të qenë i sinqertë, sepse shfaqjet kanë të bëjnë me lirinë absolute," tha Jared, "dhe aktrimi ka të bëjë me kontrollin. Është bukur t'i bësh të dyja. Unë kurrë nuk i kam bërënë të njëjtën kohë më parë. Është shumë intensive. Do të jetë një përvojë interesante."

Dhe meqenëse turneu ishte shtyrë më parë për shkak të grevës së aktorit dhe vonesave  në orarin e xhirimeve të tij, Jared mezi pret të kthehet në skenë për të kënduar së bashku me fansat e tij. "Audienca është rritur," tha ai, duke shtuar se ka "aq shumë pasion" në shfaqje./Lapsi.al

Të këshilluara

Beyonce bën histori me albumin Cowboy Carter

Beyoncé tashmë po bën histori me Cowboy Carter! Të premten, Spotify njoftoi se albumi i tetë në studio i këngëtares  ishte albumi më i transmetuar në platforma...

16:09

Lista e fituesve të iHeartRadio 2024

Çmimet muzikore iHeartRadio 2024 u mbajtën ditën e djeshme  në Los Anxhelos, me SZA që u ngjit në skenë për të pranuar trofe të shumtë – duke përfshirë çmim...

14:45

Ndahet nga jeta aktorja Barbara Rush

Barbara Rush, e njohur për punën e saj në Pejton's Place dhe në Magnificent Obsession, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeçare. Vajza e Rush, Claudia Cowan, ko...

17:56

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI